Sipas një studimi të ri, janë 8 zakone që mund ti bëjë pjesë të jetës çdo njeri mbi 40 vjeç, që ndihmon për një jetë më të gjatë.
“Ka një periudhë 20-vjeçare në të cilën mund t’i bëni këto ndryshime, pavarësisht nëse i bëni gradualisht ose të gjitha menjëherë”. thotë autorja kryesore e studimit Xuan-Mai Nguyen, pedagoge në Universitetin e Boston-it.
Ajo thotë se në studim është hulumtuar nëse këto zakone ndihmojnë në eliminimin e problemeve si diabeti i tipit 2, kolesteroli, goditjet në tru etje dhe “rezulton se po, këto zakone ndihmojnë dhe në eliminimin e disa problemeve shëndetësore”.
8 zakonet janë këshilla që i kemi dëgjuar edhe më parë si ushtrimet, një dietë e shëndetshme, reduktimi i stresit, një gjumë i mirë dhe marrëdhënie të mira shoqërore. Nga ana tjetër, mos pini duhan, mos pini shumë pije alkoolike dhe mos u bëni të varur nga opioidet.
“Sa më herët, aq më mirë, por edhe nëse bëni vetëm një ndryshim të vogël në të 40-at, 50-at ose 60-at, ai është ende i dobishëm”, tha Nguyen.
Studimi, i prezantuar të hënën në Nutrition 2023, takimi vjetor i Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen, shqyrtoi sjelljet e stilit të jetesës së gati 720,000 veteranëve ushtarakë midis moshës 40 dhe 99 vjeç. Të gjithë ishin pjesë e Programit ‘Milion Veteran’, një studim gjatësor i krijuar për të studiuar shëndetin dhe mirëqenien e veteranëve të SHBA.
Studimi ishte në gjendje të rendiste tetë sjelljet e stilit të jetesës për të parë se cilat dhanë nxitjen më të madhe në jetëgjatësi.
E para në listë ishte stërvitja, për të cilën shumë ekspertë thonë se është një nga sjelljet më të rëndësishme që çdokush mund të bëjë për të përmirësuar shëndetin e tij.
“Ne shikuam se nëse ata bënin aktivitet të lehtë, të moderuar ose të fortë në krahasim me mosbërjen e asgjëje dhe qëndrimi thjesht ulur në divan, mund të fitonin vite jetë”, tha Nguyen.
Në vend të dytë ishte heqja dorë nga opioidet. Ky zakon ishte kontribuuesi i dytë më i rëndësishëm për një jetë më të gjatë, duke reduktuar rrezikun e vdekjes së hershme me 38%.
Mos përdorimi i duhanit ul rrezikun e vdekjes me 29%, zbuloi studimi dhe ndalimi i pirjes së duhanit në çdo moment të jetës sjell përfitime të mëdha shëndetësore.
Menaxhimi i stresit ishte i radhës, duke reduktuar vdekjen e hershme me 22%, zbuloi studimi. Stresi është i kudogjendur sot, me pasoja shkatërruese për shëndetin.

Ngrënia e një diete me bazë bimore do të rriste shanset për të jetuar një jetë më të gjatë me 21%, zbuloi studimi. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni vegjetarian ose vegan, tha Nguyen. Ndjekja e një plani të shëndetshëm me bazë bimore, siç është dieta mesdhetare plot me drithëra dhe perime me gjethe jeshile ishte thelbësore.
Shmangia e pirjes së tepërt, e cila është pirja e më shumë se katër pijeve alkoolike në ditë, ishte një tjetër zakon i jetesës së shëndetshme, duke reduktuar rrezikun e vdekjes me 19%, tha Nguyen.

Të bësh një gjumë të mirë natën, e përcaktuar si të paktën shtatë deri në nëntë orë në natë, ul vdekjen e hershme nga çdo shkak me 18%, tha Nguyen. Dhjetra studime kanë lidhur gjumin e dobët me të gjitha llojet e rezultateve të këqija shëndetësore, duke përfshirë vdekshmërinë e parakohshme.
Dhe së fundmi, të qenit i rrethuar nga marrëdhënie pozitive sociale ndihmoi jetëgjatësinë me 5%, zbuloi studimi. Megjithatë, vetmia dhe izolimi, veçanërisht tek të moshuarit, po bëhen më të përhapura dhe shqetësuese, thonë ekspertët.
Një studim i fundit zbuloi se njerëzit që përjetuan izolim social kishin një rrezik 32% më të lartë për të vdekur herët nga çfarëdo shkaku krahasuar me ata që nuk ishin të izoluar nga shoqëria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




