Gazeta Si – Në ndeshjen e parë pas triumfit të trefishtë të sezonit të kaluar, Mançester Siti ka mundur 5-3 me përmbysje Yokohama në ‘Japan National Stadium’ të Tokios. Japonezët kryesuan 2-0, më pas Siti përmbysi gjithçka me Stons, Alvarez, Rodrigo dhe Haland.
Sulmuesi norvegjez, në fushë gjatë pjesës së dytë, nuk e kishte humbur ‘vesin’ dhe realizoi 2 gola. Ai u vlerësua me çmimin ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’, duke marrë si shpërblim edhe një çek prej 1 milion eurosh.

Për t’u veçuar në këtë ndeshje ishte edhe një episod me protagonistë Pep Guardiola dhe portugezin Bernardo Silva. Trajneri spanjoll me humor e goditi me shkelm në të ndënjura futbollistin e tij, në momentin që ai po zëvendësohej në pjesën e dytë.
Milani ndërkohë është mundur 3-2 nga Real Madrid në miqësoren e luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




