Gazeta Si – Kombëtarja japoneze e futbollit për femra ka bërë të njëjtin veprim në Botërorin e Zelandës së Re, ashtu si ajo e meshkujve në Katar 2022. Leksion civilizimi pas fitores ndaj Zambias.
Dhoma e zhveshjes e pastruar dhe e rregulluar në mënyrë perfekte, si dhe një ‘Faleminderit’ e shkruar në dërrasë. Kombëtarja japoneze e futbollit të femrave e la kështu stadiumin e Hamiltonit, në Zelandën e Re, pas fitores ndaj Zambias në ndeshjen debutuese të Botërorit që po zhvillohet në Oqeani.
Arigatou, @jfa_nadeshiko! 🫶#BeyondGreatness | #FIFAWWC pic.twitter.com/LwfjsKXayD
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) July 22, 2023
Një sjellje në linjë me atë që është tashmë një zakon i konsoliduar nga ‘Blue Samurai’. Kombëtarja e meshkujve u bë shembull në Botërorin e Katarit, duke lënë gjithmonë dhomën e zhveshjes të sistemuar në mënyrën më të mirë.
Një sjellje respekti, që kishte bërë përshtypje edhe në Rusi 2018 dhe që FIFA shpesh e ka vënë në dukej, duke postuar në rrjetet sociale foto: dollapët të boshatisur, dyshemeja dhe stolat të pastrauar në mënyrë perfekte, peshqirët të palosur, shishe të sistemuara me rregull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




