Politike

Bardhi dorëzon kërkesën: Votimi për Ahmetajn të jetë sot në rend të ditës në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi paraqiti sot një kërkesë zyrtare për ndryshimin e rendit të ditës së seancës së parlamentit, në mënyrë që të futet dhe votimi për arrestimin e zotit Ahmetaj.

Një ditë më parë me unanimitet, mazhoranca dhe opozita i dhanë ‘dritën jeshile’ SPAK në Këshillin e Mandateve që të arrestojë Arben Ahmetajn, i cili akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale. Por ndërsa opozita kërkon që votimi të jetë sot, PS ka caktuar të hënën e 17 korrikut në orën 17.00.

Ish zëvendëskryeministri akuzohet për të paktën tre vepra penale, nga korrupsioni, te fshehja apo mosdeklarimi i pasurive dhe pastrimi i parave. Hetimet ndaj tij për rolin në çështjen e inceneratorëve nxorrën në pah lidhjet e ngushta me dy sipërmarrësit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë