Histori

Letra Ajnshtajnit që parashikoi shfaqjen e antisemitizmit

Pasi fizikanti legjendar Albert Ajnshtajn u largua nga Berlini, në vitin 1922 me frikë dhe nxitim, shkroi një letër që për më shumë se 100 vjet, bota nuk do e dinte rëndësinë e saj.

“Këtu brezat do të vuajnë një disfatë të errtë ekonomike dhe politike, prandaj jam i lumtur që jam në gjendje të largohem nga gjithçka,” shkroi Ajnshtajni në letrën e harruar për një kohë të gjatë që u shit për më shumë se 30.000 dollarë në një ankand të martën në Jeruzalem.

Duke i’u drejtuar motrës së tij Maria, mendimet e Ajnshtajnit, në vitin 1922 mesa duket shërbejnë edhe sot si një kujtesë e fuqishme e viteve që tregonin sulmet antisemitiste dhe zhdukjen e hebrenjve nga Gjermania.

Pas vitit 1922, nazistët morën pushtetin për vite me radhë dhe sfondi hebraik që Ajnshtanjni përshkruante e kishte bërë shënjestër të sulmeve që do të kryheshin.

Ai vendosi të niste një udhëtim spontan jashtë vendit kur miku i tij hebre Walter Rathenau, u vra.

Në SHBA Ajnshtajni, vazhdoi të shkruante mendimet e tij nëpër letra. Në letrën që doli në ankand, ai shkruante se nuk mund të refuzonte fenë dhe për të feja hebraike ishte si të gjithë fetë e tjera.

“Më popullin hebre, kam një lidhje më të thellë se sa njerëzit e tjerë, sepse unë ju përkas atyre. Askush nuk e di se ku jam dhe besoj se të gjithë më mendojnë të zhdukur, por kjo është më mirë se të gjitha gjerat që bëjnë kolegët e mi që gjykojnë hebrenjtë në Gjermani,” shkruan ai nga një lokacion i pazbuluar gjatë kohës kur po largohej nga vendi.

Ajnshtajni kishte vlerësuar në mënyrë korrekte ngritjen e personave që nuk dëshironin fenë hebraike në fillim të viteve 1920, por shkencëtari kishte gabuar në lidhje me ndikimin që do të kishin këto rrethana në jetën e tij. Ai kishte siguruar vazhdimisht shokët dhe kolegët se do të ishte i sigurt dhe ata nuk kishin përse të shqetësoheshin.

Pothuajse një shekull më vonë letra e Ajnshtajnit, nuk u pa vetëm si një dokument historik, por edhe si një lajmërim që mund të tregojë natyrën e politikes dhe në ditët e sotme.

Sipas një raporti që doli këtë vit nga “Qendra Kantor” për Studimin e Çifteve Bashkohore Evropiane në universitetin e Tel Avivit, shitja e kësaj letre tregon se hebrenjtë mund të rrezikohen përsëri nga një sulm i antisemetizmit klasik tradicional.

“Rritja konstante e të djathtës ekstreme është një diskurs i ashpër i shoqëruar me shprehje të ashpra antisemitiste dhe islamizëm radikal,” shkruajnë ata.

Që nga deklarata e këtij raportit në prill, incidentet antisemitste janë rritur me 69% në të gjithë Evropën, kryesisht në Francë.

Pika e sulmit ndaj pakicave nuk kufizohet vetëm tek hebrenjtë, pasi myslimanët gjithashtu janë bërë objektiva të shpeshta të këtyre ngjarjeve. Mes figurave që tregojnë një zhvendosje gjithnjë e më shumë drejt intolerancës, dijetarët e asaj kohe kanë treguan se ngjarjet e tilla mund të jenë relevante dhe sot.

Për shembull arkivi kombëtar i filmit austriak këtë vit, restauroi një film që tregonte Luftën e Dytë Botërore, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e viteve 1920, për të paralajmëruar vrasjen e hebrenjve.

Filmi i quajtur “Qyteti pa Hebrenj”, kishte kohë që ishte zhdukur dhe u zbulua çuditërisht në një treg të Parisit tre vjet më parë.

“Ne kishim mbështetje të madhe financiare nga jashtë vendit,” tha Nikolaus Wostry, drejtori i arkivit kombëtar të filmit austriak.

“Në ditët e sotme, mund të shohim qartë shfrytëzimin e njerëzve, edhe një herë. Politikanët i ekspozojnë emigrantët dhe ndjekësit e feve, duke i diskriminuar në një shumëllojshmëri,” shtoi Wostry.

Ndërsa studiuesit kërkojnë shpjegime për rritjen e fundit të intolerancës, përgjigjet për të cilat ata po kërkojnë mund të gjenden lehtësisht në dokumente të humbur ose të harruara.

/The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë