Futboll

Skenari i UEFA-s për Juventusin, një vit pa Kupa Europe dhe gjobë e majme

Gazeta Si – Vendimi për fatin europian të Juventusit, që është në proces gjykimi për ‘Fair Play’-in financiar, pritet të merret në mes të muajit korrik.

Koha është shtyrë pak. UEFA duhet të vendosë për Juventusin, i akuzuar për shkelje të rregullave të ‘Fair Play’-it financiar. Pasi ka marrë të gjithë dokumentet e hetimit në Itali nga Prokuroria e Torinos dhe Federata Italiane e Futbollit, organi që drejton futbollin europian është ende duke hetuar. Klubi bardhezi rrezikon të mbetet një vit jashtë Kupave të Europës dhe një gjobë disamilionëshe, sipas asaj që shkruan ‘La Gazzetta dello Sport’.

Nga je ndeshje e Juventusit ne Europe sezonin e fundit. Gazeta Si, 27 qershor 2023

Nëse përjashtimi nga Europa do të jetë më i gjatë, atëherë Juventusi me shumë mundësi do t’i drejtohet KAS-it. Në këtë rast, përgjigja e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv do të vinte në fillim të gushitit, para shortit të play-off-it të Ligës së Konferencës, i programuar për më 7 gusht.

Në fund të vitit të kaluar, Juventusi firmosi një ‘settlement agreement’ me UEFA-n, që e reduktoi gjobën nga 23 në 3 milionë euro me kushtin që të respektoheshin objektivat e vendosur. Në rast të kundërt ka një gjobë më të majme, maksimumi deri në 23 milionë dhe limite për grupin e lojtarëve dhe merkaton. Nëse gjykata pastaj i konsideron të rënda shkeljet e klubit italian, marrëveshja me UEFA-n bëhet nul.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë