Taksa

Tatimet zbulojnë mashtrimin e italianëve dhe shqiptarëve: Transferuan biznesin me qëllim shmangien e detyrimeve

Nga Gazeta ‘SI’ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka zbuluar një skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore në një biznes fason.

Sipas DPT, shoqëri që operojnë në sektorin fason hapin dhe mbyllin NIPT-e, transferojnë aktivitetin nga një emër në tjetrin me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe mospagesën e sigurimeve shoqërore ndaj punëmarrësve.

Pikërisht një skemë të tillë, ka zbuluar DPT, ku janë të përfshirë shqiptarë dhe italianë. Ata kanë transferuar aktivitetin e tyre nga një emër në një emër tjetër si palë të lidhura, me qëlllim shmangien e mundësisë së Administratës Tatimore për mbledhjen e detyrimeve të punonjësve të tyre.

Kjo konsiderohet si një ndër shkeljet më të rënda në biznes, si për shtetin edhe për punëmarrësin dhe Tatimet po vazhdojnë me proceset e kallëzimit dhe hetimit.

Vitin e shkuar, Tatimet nisën një “fushatë” intensive me kontrollet, duke synuar goditjen e informalitetit nëpër biznese, sidomos ato lidhur me sigurimet shoqërore dhe deklarimet e rreme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë