Futboll

Kosova largon trajnerin Alen Zhires, francezi ‘paguan’ rezultatet e dobëta

Gazeta Si – Kosova dhe Alen Zhires kanë ndarë rrugët. Një ditë pas humbjes me Bjellorusinë në eliminatoret e Europianit 2024, francezi është larguar nga detyra e trajnerit të ‘Dardanëve’.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare, ku shkruhet se është rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Zhires gjate nje seance stervitore me Kosoven. Gazeta Si, 20 qershor 2023

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin Alen Zhires është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).

Federata e falënderon trajnerin Zhires për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, – shkruhet në njoftimin e FFK-së, që tashmë duhet të gjejë një trajner të ri.

Trajneri francez ka ‘paguar’ rezultatet e dobëta në katër ndeshjet e deritanishme kualifikuese, ku nuk ka marrë asnjë fitore. Kosova ka vetëm 3 pikë dhe mban vendin e 5-të në grupin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë