Futboll

Juventusi interesohet për sulmuesin e Shpresave, Stiven Shpendi

Gazeta Si – Emri i Stiven Shpendit, sulmuesit të Kombëtares U-21 dhe Çezenës, ka dalë së fundi edhe në listën e klubit të madh të Juventusit. Torinezët po e ndjekin me vëmendje situatën e këtij lojtari, që vjen pas një sezoni shumë të mirë me 12 gola në 29 ndeshje në Serinë C.

Stiven Shpendi, 20 vjeç. Gazeta Si, 20 qershor 2023

Sigurisht, bëhet fjalë për një investim për të ardhmen. Sulmuesi 20-vjeçar, me origjinë nga Puka, është pjesë e Çezenës bashkë me vëllanë e tij Kristjanin, por golat e shënuar kanë vënë në vitrinë më tepër Stivenin.

Më parë ka pasur një intererim edhe të klubeve të tjera të Serisë A për Stiven Shpendin, ndërsa klubi i tij, Çezena, e sheh si një nga mundësitë më të mira për të mbushur arkën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë