Menaxhim

Vera ‘e çmendur’ turistike në Europë ka nisur tashmë dhe pritet të përkeqësohet edhe më shumë

Që nga vitet 1970, Steve Perillo, CEO dhe pronar i operatorit turistik Perillo Tours në Neë Jersey, nuk ka parë një rritje të tillë të udhëtarëve që rezervojnë udhëtime në Europë.

Kompania, e cila është e njohur për turet e saj në Itali, zakonisht shet rreth 80% të kapacitetit të saj në një vit, thotë Perillo. Deri më tani në 2023, afërsisht 96% e kapacitetit, që përfshin gjithashtu Spanjën dhe Greqinë si destinacione, janë rezervuar, dhe Perillo pret që kjo shifër të arrijë 100% brenda pak javësh, përpara se kompania të fillojë marketingun për sezonin e 2024.

Për Perillo-n, ‘sinjalet’ se do jetë një sezon i suksesshëm filluan të shfaqen që vjeshtën e kaluar dhe që atëherë, rezervimet vetëm kanë ardhur duke u shtuar.

Sipas Komisionit Europian, ka pasur kërkesë të madhe për pushime në Europë në vitin 2023, me gati gjysmën e të gjitha destinacioneve që presin të ketë një dyndje turistësh.

Natyrisht, e gjithë kjo kërkesë ka bërë që çmimet të rriten. Sipas faqes së gjurmimit të fluturimeve Hopper, biletat e fluturimit për në Europë janë në nivelin më të lartë të pesë viteve. Çmimet e hoteleve janë rritur gjithashtu. Sipas American Express Global Business Travel, çmimet e hoteleve në Europë do të pësojnë rritjet më të mëdha gjatë vitit 2023. Parisi (rritje me 10% nga viti në vit), Stokholmi (9%) dhe Dublini (8.5%) janë ndër destinacionet e parashikuara për AEGBT.

Megjithatë, as çmimet më të larta nuk e kanë zbehur dëshirën e turistëve për të shëtitur botën. Për javë të tëra, shumë qendra europiane janë mbushur me turistë, dhe hotelet pa asnjë dhomë bosh, muzetë e mbushur plot dhe restorantet e tejmbushura janë gjithnjë e më të zakonshme, veçanërisht në qytetet si Barcelona, Roma dhe Parisi.

“Mezi mund të lëvizësh nëpër rrugë”

Ajo që është veçanërisht befasuese për disa është se sa herët në sezon kanë mbërritur turmat.

“Nëse shikoj nga dritarja, duket sikur jemi në korrik”, thotë tashmë ndihem paksa si korriku”, thotë Milou Halbesma, drejtor i Muzeut të Rembrandt në Amsterdam.

“Ne jemi shumë të lumtur t’i mirëpresim të gjithë, dhe gjithashtu shpresojmë që do të ketë më shumë turistë kulturorë dhe më pak festa dhe grupe si këto që kanë ardhur deri më tani. Njerezit në Amsterdam janë të këndshëm, tolerantë dhe të urtë dhe turistët e zhurmshëm duhet të marrin shembull”, thotë Halbesma.

Në Paris, Arnaud Morandi, menaxher i përgjithshëm i Fauchon L’Hôtel Paris, thotë se vizitorët që shpresojnë të sigurojnë bileta të minutës së fundit për ngjarje si French Open, koncerte të mëdha, ose rezervime në restorantet më të kërkuar, duhet të ulin pritshmëritë.

“Duket sikur gjithçka është shitur kaq shpejt”, thotë Morandi.

“Gjithçka që ka të bëjë me ushqimin dhe fjetjen është rezervuar që tani, shumë më herët se sa e prisnim. Qyteti është po aq i zhurmshëm sa pritej të ishte në korrik ose gusht”.

Për të përballuar turmat rekorde dhe kostot më të larta këtë verë, shumë udhëtarë që udhëtojnë në Europë janë detyruar të ndryshojnë planet e tyre. Disa prej tyre po përdorin trenat dhe tragetet për të shmangur kostot e fluturimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë