Gazeta Si – Pas 12 pikave për një zgjidhje politike të luftës në Ukrainë, Xi Jinping shpalli 3 pika për paqen mes Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe Izraelit.
Udhëheqësi kinez priti presidentin e PNA Mahmud Abbas në Pekin dhe njoftoi krijimin e një “shoqate strategjike”. Këtu janë tre pikat e Xi-së për të zgjidhur çështjen:
1.Krijimi i shtetit të Palestinës krahas atij të Izraelit. Kufijtë e fiksuar në vitin 1967 dhe Jeruzalemi Lindor, kryeqyteti palestinez.
2.Thirrja e një konference ndërkombëtare paqeje “të zgjeruar dhe autoritare”.
3.Ndihmë masive nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar plotësimin e nevojave ekonomike dhe të jetesës së Palestinës.
Xi i tha Abbasit se ndërkohë Autoriteti Kombëtar Palestinez duhet të mirëpritet si një “anëtar i plotë” i Kombeve të Bashkuara. Negociatat mes izraelitëve dhe palestinezëve jnë të bllokuara që nga viti 2014.
Nuk duket se është kërkuar një ndërmjetësim i mundshëm kinez, edhe pse Pekini ka propozuar tri herë në vitet e fundit, pa asnjë dobi, rinisjen e bisedimeve me ide të ngjashme me ato të shpallura tani nga Xi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



