Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë se vendi i tij ka filluar të marrë armët taktike bërthamore ruse, disa prej të cilave ai tha se ishin tre herë më të fuqishme se bombat atomike që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945, njoftoi Reuters
Vendosja e tyre është lëvizja e parë e Moskës me armë bërthamore më pak të fuqishme me rreze më të shkurtër veprimi që mund të përdoren potencialisht në fushën e betejës – jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
“Ne kemi raketa dhe bomba që i kemi marrë nga Rusia,” tha Lukashenko në një intervistë me kanalin televiziv shtetëror rus Rossiya-1, i cili u postua në kanalin Telegram të agjencisë shtetërore të lajmeve bjelloruse Belta.
“Bombat janë tre herë më të fuqishme se ato (të hedhura në) Hiroshima dhe Nagasaki,” tha ai, duke folur në një pyll i rrethuar me automjete ushtarake të parkuara aty pranë dhe një lloj depoje ushtarake të dukshme në sfond.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Rusia, e cila do të mbajë kontrollin e armëve bërthamore taktike, do të fillojë vendosjen e tyre në Bjellorusi pasi të jenë bërë gati objektet speciale të magazinimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



