Futboll

Mos e fërshëlleni kurrë kundërshtarin! Frazat e Berluskonit që ndryshuan futbollin

Gazeta Si – Ish-presidenti i Milanit dhe Moncës, Silvio Berluskoni, në një itinerar të gjatë të fjalëve të tij si një nga personazhet më të famshëm të futbolli italian dhe botëror. “Flitet për Milanin e Sakit, të Xakeronit dhe Ançelotit, kurrë për Milanin e Berluskonit. Por jam unë që prej 18 vitesh bëj formacionet”

Në gati 40 vjet të jetuara në sportin italian, mes Milanit dhe Moncës, është e pamundur të seleksionosh pasazhe që nuk janë domethënëse dhe, sipas mënyrës së tyre, të famshme. Çdo fjalë e Silvio Berluskonit, një vizionar të futbollit dhe jo vetëm, siç e përcaktojnë të gjithë, ka pasur peshë specifike të rëndësishme. Eurosport ka veçuar disa nga frazat më sinjifikative të tij, vit pas viti.

Silvio Berluskoni, ish-president i Milanit. Gazeta Si, 12 qershor 2023

1986 – “Tifozëve të Milanit u them të bashkojnë zemrat e tyre me ato të lojtarëve. Do doja të mos kishte vërshëllima në momentin e dhënies së formacionit të ekipit rival. Dua që San Siro të rikthehet stadium i zotërinjve, klasit, stilit dhe respektit”.

1987 – “Van Basten? Erdhi në shtëpinë time, në Itali, por për fat të keq unë atë ditë nuk isha. E priti djali im Dudi, 18 vjeç, që di gjithçka nga futbolli dhe më foli me entuziazëm për këtë djalosh. Firmosëm një parakontratë”.

1988 – “Të gjitha gjërat që merrem janë profane, por Milani është i shenjtë”.
“A do të argëtohej Anjeli, nëse do të ishte presidenti i këtij Milani? Besoj se do të argëtohesha më shumë unë, nëse do të isha presidenti i Fiatit”.

“I dashur At i shenjtë (Xhovani Paolo II), më lejo të të them se ju i ngjani shumë Milanit tim. Ju, si ne, jeni shpesh jashtë, në transfertë, për të përçuar nëpër botë një ide fituese. Që është ideja e Zotit”.

2000 – “Zoti Licola ishte një rrobaqepës i zoti dhe kishte një moto shumë të bukur për stofin e mirë: kujdes cilit rrobaqepës ia jep….”. (referim për trajenrin e Milanit të asaj kohe, Alberto Xakeroni).

“Zidan ishte gjithmonë i lirë të krijonte lojën, nuk kishte si të mos e shihje. Do ta shihte dhe një diletant dhe ne do të fitonim. Nga ana tjetër, inteligjencën dhe zgjuarsinë, o i ke, o nuk i ke. Jam vërtet i indinjuar. Duhej një si Gatuzo ndaj Zidan. Një lojtar i këtij lloji nuk mund të lihet i lirë gjithë ndeshjen. Mjaftonte kjo për të fituar”. (Kritikat ndaj Dino Xof për finalen e Euro 2000 që Italia humbi ndaj Francës).

2001 – “Helveg më kujtoi përrallën e luanit shurdh: një burrë po i binte violinës në xhungël, duke marrë vëmendjen e një luani, pastaj të një tjetri, deri në qindra luanë. Pas pak erdhi një luan tjetër, u afrua te burri dhe e hëngri”.

2004 – “Flitet për Milanin e Sakit, Zakeronit, Ançelotit dhe nuk flitet kurrë për Milanin e Berluskonit. Por jam unë që prej 18 vitesh bëj formacionet, diktoj rregullat dhe blej lojtarët. Duket sikur unë nuk ekzistoj”.

“Do të dërgoj një letër: nga e hëna çdo trajner i Milanit është i detyruar të luajë me të paktën dy sulmues. Nuk është një kërkesë, por një detyrim”.

“Kur stërvisja Edilnord, djemtë e mi bënin 17 pasime radhazi”.

2005 – “I kam urdhëruar lojtarët e mi që të zbresin në fushë për të qenë padronë të fushës dhe të lojës”.

2006 – “Lamtumira e Shevçenkos? Nuk e deshëm ne, erdhi nga vullneti i lojtarit: ai deshi të plotësonte dëshirat e gruas. Dhe dihet që gratë shpesh janë kapot, që nuk mund t’u thuash jo”.

“Flamujt në futboll nuk shiten dhe nuk blihen. M’u kujtua që bleva Nestën, që ishte flamur i Lacios. Nuk kam bërë kurrë një ofertë për Nestën kur isha president i Milanit, mendimi im ishte se Lacio donte ta mbante fort. Pastaj, për arsye ekonomike u detyau ta nxirrte në shitje, mundësia konkrete ishte që ai të shkonte te Juventusi. Vetëm në atë rast kam ndërhyrë që një rivali ynë direkt të mos përforcohej”.

2010 – “Ju tifozët gëzoni dhe hidhëroheni, por në fund gjithmonë ‘grurin’ e vë unë”.

“Në Çezena Milani na solli dhimbje, por nuk luajti keq. Problemi është që shpesh Milani përplaset me arbitra të së majtës”.

“Të shisja Milanin do të më kushtonte në aspektin e popullaritetit. Nuk ishte vendim i lehtë. Ju kujtohet kur shita Kakanë? Fitova 3 pikë ne Europianet”.

“Eshtë skuadra që dua dhe jam tifozi i parë i saj. Por unë, pavarësisht dëmtimeve, nëse do të isha trajner këtë vit, do ta fitoja titullin me 5-6 pikë shkëputje”. (Vitin me Leonardon në stol 2009-10, Milani doli pas Interit të tripletës).

2012 – “Të mundësh Juventusin me një penallti të dyshimtë është akoma më bukur”.

“Në futboll kanë qenë tri skuadra që kanë bërë histori. Një është Ajaksi i Krojfit, një Milani i holandezëve dhe e fundit Barcelona e Guardiolës”.

2013 – “Milani skuadra më e titulluar në botë dhe unë presidenti që ka fituar më shumë trofe. Santiago Bernabeu ka fituar gjysmat dhe i kanë vendosur emrin stadiumit”.

“Pirlo është një plagë akoma e hapur, në zemrën time dhe të gjithë kuqezinjve. Në vitin e fundit nuk ishte në sintoni me ambientin e Milanelos dhe me trajnerin: nuk ishte vullneti ynë ta shisnim”.

2015 – “Kemi mes të rinjve tanë një djalosh të jashtëzakonshëm që quhet Lokateli dhe që në të ardhmen mund të jetë një regjisor i mirë”.

2023 – “Për gjithë jetën time kam parë ëndrra që të gjithëve u dukeshin të parealizueshme. Kur mora Milanin doja që të ishte skuadra më e fortë e botës dhe ia arrita qëllimit”.

“Më i madhi? Barezi, lojtar fantastik, njeri me një ndershmëri të pabesueshme, i dashur, i respektuar nga të gjithë, edhe nga kundërshtarët”.

“Maradona? Një peng i madh, jo vetëm sepse ishte lojtari më i madh i gjeneratës së tij. Ishte një person i brishtë, ndoshta disiplina dhe vëmendja te njerëz të veçantë që ishte te Milani im do ta ndihmonte të evidonte disa gabime. Duke folur me të, kuptova diçka: Maradona ishte Napoli, ishte simboli, flamuri i Napolit më të madh të historisë, të paktën deri më sot. Flamujt nuk blihen dhe nuk spostohen. Do të ishte sikur të merrje zemrën e një qytetit të tërë dhe ta transferoje në Milano. Do të ishte e padrejtë, nuk bëhej”.

“Cilin lojtar do të merrja te Milani sot? Haland ose Mbape. Janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë