Gazeta Si – Tani e gjithë vëmendja është te merkatoja verore dhe rrjedhimisht te lëvizjet që po bëjnë klubet e mëdha europiane. Në Itali, Interi dhe Milani duan të fuqizojnë sulmin dhe tashmë kanë dalë në skenë disa emra.
Edin Xheko, të cilit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji, ka shumë mundësi të largohet. Interi i ka propozuar rinovimin, por ka edhe një ofertë të majme nga Arabia Saudite që e josh boshnjakun. Klubi zikaltër nuk do që të gjendet i papërpgatur dhe ka zgjedhur Xhanluka Skamakën si zëvendësues të tij. Ish-lojtari i Sasuolos pritet të largohet nga Uest Hemi në formë huazimi.

Milani ndërkohë pret përgjigjen e Markus Turam, për të cilin interesohet edhe PSG. Francezi i Borusia Mënshengladbah është në fund kontrate dhe do të vendosë shumë shpejt se ku do të shkojë. Në klubin kuqezi, nëse përgjigja e Turam do të jetë negative, po shohin edhe alternativën Mehdi Taremi.
Lojtari iranian është në kontratë me Porton deri në vitin 2024. Drejtuesit e Milanit e shohin atë si një element të velfshëm për skuadrën e sezonit të ri dhe do të tentojnë transferimin, nëse sfumohet pista e Turam.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




