Futboll

Asllani falënderon Interin për emocionet e mëdha, tani e pret fanella kuqezi

Gazeta Si – Kristjan Asllani nuk pati shansin të zbriste në fushë asnjë sekondë në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, por ai e ka përjetuar atë sfidë me po aq emocione sa edhe shokët e skuadrës që luajtën ndaj Mançester Sitit.

Mesfushori shqiptar, me një postim në rrjetet sociale, ka falënderuar skuadrën për ndjesitë që i ka dhuruar në sezonin e parë si zikaltër, me 2 finale të luajtura.

Asllani gjatë ceremonisë së medaljeve pas finales se Stambollit. Gazeta Si, 12 qershor 2023

“Ishte një vit që më fali emocione që nuk do t’i harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve që na shoqëruat në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm. Krenar që jam lojtar zikaltër. Faleminderit djema!” – shkruan Asllani.

Mesfushori tani do të bashkohet me Kombëtaren në grumbullimin për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ai pritet një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Silvinjo, aq më tepër që nuk është konsumuar fizikisht dhe vjen plot energji për fanellën kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë