Zyrtari i lartë i OKB-së, Martin Griffiths, ka paralajmëruar se Ukraina po përballet me një situatë humanitare “shumë më të keqe” se më parë, pas shkatërrimit të digës.
Griffiths tha se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe përmbytja e tokave bujqësore do të shkaktojë një “kaskadë problemesh”, duke përfshirë eksportet më të ulëta të drithërave, çmimet më të larta të ushqimeve në mbarë botën dhe miliona njerëz në nevojë do të vuajnë nga uria.
Rescue people.
— UN Humanitarian (@UNOCHA) June 9, 2023
Deliver aid.
Address the ecological and economic consequences.
Speaking to @UN_News_Centre, @UNReliefChief outlines the top priorities following the dam destruction in #Ukraine.
The overall message to those affected?
“We stand by you.”
Duke punuar kryesisht përmes grupeve të ndihmës ukrainase, OKB-ja ka dërguar ndihma pë 30,000 njerëz në zonat e përmbytura nën kontrollin e Ukrainës.
Griffiths tha se ai u takua me ambasadorin e Rusisë në OKB për qasje në zonat e kontrolluara nga Rusia në mënyrë që të ndihmonte të prekurit nga përmbytjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



