Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për “The Geopost”, përmendi idenë e shkëmbimit të territoreve duke thënë se kjo çështje ka qenë pjesë e bisedimeve për ndarje të Kosovës.
Teksa kërkoi ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për qetësimin e situatës, Kurti insistoi se një projekt i tillë, edhe pse i dështuar, duket se po kërkohet të realizohet përmes dhunës.
"Janë tre kategori që po i bëjnë këto trazira sepse po e shohin që Kosova është shtet, që Kosova ka polici profesionale që ne jemi vend demokratik që po zhvillohemi, ndërsa ata duan ndarjen e saj, duan copëtimin e Kosovës, ky është synimi i qartë i tyre", u shpreh ai.
Kurti u shpreh se kjo ide kishte nxitur edhe disa shqiptarë të merreshin me të.
”Shkëmbimi territorial ka qenë emërtimi për ndarjen e Kosovës i cili do t’i joshte edhe disa shqiptarë që ta pranonin. Ata nuk kanë hequr hequr dorë nga kjo ide, e cila mund të zbatohet vetëm përmes dhunës. Dikur mund të vinte përmes bisedimeve, por sot kjo mund të ndodhë vetëm përmes dhunës, ndaj na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë”, është shprehur ai.
Kurti gjithashtu ka thënë se Putin është i fiksuar pas Kosovës dhe do donte që Kosova të dështonte si Iraku dhe Afganistani.
Për këtë, sipas Kurtit, ai po përdor Serbinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.