Gazeta Si – Mançester Siti fiton edhe trofeun e dytë sezonal pas titullit kampion në Premier Ligë. Finalja e FA Cup ndaj Mançester Junajtid përfundoi 2-1 për formacinin e Guardiolës, që e fiton këtë kompeticion për herë të 7-të në histori.
Në ‘Wembley’ vendosi një dopietë e turko-gjermanit Ilkai Gundogan, kapiteni i Mançester Sitit. Derbi u hap me një gol të mrekullueshëm të tij, teksa gjuajti bukur dhe saktë nga distanca kur kishin kaluar vetëm 12 sekonda. Një rekord ky për golin më të shpejtë.
Mançester Junajtid arriti të barazonte me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Bruno Fernandes, por sërish Gundogan ndëshkoi ‘Djajtë e kuq’ me një gjuajtje nga jashtë zonës. Mançester Siti është shumë afër "Treble" një javë para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Ëndrra e Guardiolës është ende gjallë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.