Futboll

Mourinjo i tërbuar pas humbjes, sulmon arbitrin dhe hedh medaljen në tribunë

Gazeta Si – Pas finales me Seviljen, trajneri i Romës ka shpërthyer kundër arbitrit Tejlor, mbi të gjitha për një pernallti të padhënë. Më parë i kishte hedhur medaljen një fëmije në tribunë.

Finalja e parë e humbur në Europë e ka bërë të ndihet keq dhe Zhoze Mourinjo e ka shkarkuar gjithë tërbimin e tij pas ndeshjes në Budapest. Ai është kryqëzuar me arbitrat në parkingun nëntokësor të ‘Puskas Arena’ dhe ka sulmuar anglezin Tejlor, pasi nuk dha një penallti në favor të Romës për prekje me dorë të topit në zonën e Seviljes.

Mourinjo përdori fjalë të rënda fyese ndaj arbitrit britanik, që ishte duke hipur në minibusin e arbitrave, edhe pse u përpoq të përmbahej për të evituar sanksionet nga UEFA.

Disa minuta më parë ‘Special One’ u bë protagonist i një tjetër gjesti të diskutueshëm sapo u mbyll cerimonia e medaljeve. Ai e hodhi medaljen e vendit të dytë në tribunë, ku e mori një fëmijë, siç tregojnë pamjet. Nuk e hodhi me zemërim, por sërish është një tregues i një gjendjeje shpirtërore të trazuar të trajnerit portugez.

Momenti kur Mourinjo hedh medaljen ne tribune. Gazeta Si, 1 qershor 2023

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë