Futboll

Trajneri i ri do largojë 15 lojtarë nga Çelsi, Broja ‘mbijeton’ për momentin

Gazeta Si – Trajneri i ri i Çelsit, Mauricio Poçetino, do të bëjë spastrime në skuadër, duke ditur që këtë sezon nuk merr pjesën në kupat e Europës. Në listën e daljeve të trajnerit argjentinas, sipas ‘Daily Mail’, janë 15 lojtarë, të cilët ai nuk i sheh si pjesë të projektit të ringritjes së klubit.

Tek emrat e përmendur nga gazeta britanike nuk bën pjesë sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili është në fazën e rikuperimit. Megjithatë, qëndrimi i tij nuk mund të merret i mirëqenë në këtë moment.

Mauricio Poçetino, trajneri i Çelsit. Gazeta Si, 31 maj 2023

Pronarët vitin e fundit shpenzuan 600 milionë euro, por Çelsi mbeti jashtë kompeticioneve europiane. Mes atyre që do të ikin është Zhoa Feliks, një lajm i konfirmuar nga Atletiko Madrid, që ka në pronësi kartonin e futbollistit portugez.

‘Ciao Felix’, – ishte titulli i ‘Star Sport’. Për ‘Daily Mail’ do të largohen me siguri nga ‘Stamford Bridge’ Pierr-Emerik Aubamejang, Hakim Zijesh, Kristian Pulisiç, Eduard Mendi dhe Kalum Hudson-Odoi, përveç Zhoao Feliks.

Në dyshim janë lojtarë si, Azpilikueta, Kovaçiç, Galager, Çalobah, Loftus-Çik dhe Kante. Mund të largohet edhe Kulibali, ndërsa Zakaria është e sigurt që do të kthehet te Juventusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë