Gazeta Si – Korabi është një hap larg Superiores, falë sulmuesit Albens Keko, autori një dygolëshi në finalen e ‘play-off’-it të Kategorisë së Parë. Dibranët mundën 1-2 vlonjatët në ”Arena e Demave” dhe tani presin të mësojnë kundërshtarin e ndeshjes shtesë me vendin e 8-të të Superiores.
Ishte një ndeshje vërtet dramatike, me momente ankthi pas një dëmtimi të frikshëm të Sokol Mziut të Korabit, që u transportua me autoambulancë në spital. Pas ndeshjes pati edhe nervozizëm, me vlonjatët që iu vërsulën arbitrit Juxhin Xhaja.

Flamurtari ka dështuar në pëprpjekjet për tú rikthyer në elitë. Pasi mundi Apoloninë në sfidën e parë të ‘play-off’-it, skuadra e Longos ngeci ndaj Korabit. Keko në fund të pjesës së parë kaloi dibranët në avantazh, por vlonjatët barazuan me të riun Kondaj 9 minuta para mbylljes së kohës së rregullt.
Në shtesë sërish Keko gjunjëzoi Flamurtarin me golin e dytë, duke bërë që të shpërthejë festa në kampin dibran. Vlonjatët nuk u besonin syve. Të paktën edhe një sezon këta të fundit do të jenë në inferiore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




