Futboll

Bajerni konfirmon trajnerin Tomas Tuhel: Një nga më të mirët në Europë!

Gazeta Si – Presidenti i Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer, pas titullit kampion të radhës dhe furtunës së një dite më parë, me largimet e Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç, ka konfirmuar në stol trajnerin Tomas Tuhel.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse ai të mos vazhdojë të jetë trajneri ynë, – ka thënë Hainer pas epilogut të pabesueshëm të Bundesligës me triumfin e Bajernit. – Jemi të sigurt se Tuhel është një nga trajnerët më të mirë në Europë”.

Tomas Tuhel, trajneri i Bajernit. Gazeta Si, 28 maj 2023

Tani pritet tqë bavarezët të kompletojnë kupolën drejtuese, vendet e lëna bosh nga Salihamixhiç dhe Kahn. Pavarësisht fitimit të titullit kampion në Gjermani, ky sezon nuk ishte shumë i mirë për Bajernin, që rrezikoi shumë në Bundesligë dhe u eliminua shpejt nga Liga e Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë