Gazeta Si – Te Barcelona po flitet gjithmonë e më tepër për rikthimin e Lionel Mesit. Kjo është tema që ka marrë më shumë vëmendje pas fitimit të titullit kampion në La Liga, ndërkohë që vazhdojnë largimet.
Pas mesfushorit Serxhi Buskets, një tjetër ‘senator’ ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me katalanasit. Ai është mbrojtësi i majtë Zhordi Alba. Barcelona ka njoftuar se me këtë lojtar ka ndërprerë kontratën, që ishte e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Zhordi Alba largohet nga Barcelona pas 11 sezonesh dhe 19 trofesh të fituar. Për trajnerin Ksavi ai nuk ishte më një zgjedhje e parë, ndaj dhe është vendosur me konsensus që anësori i majtë ta vazhdojë karrierën me një skuadër tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




