Gazeta Si – Komisioni i Disiplinës nuk toleron aspak në këto javë të fundit të sezonit. Në mbledhjen e sotme janë marrë dënime të ashpra për disa klube, me gjoba të konsiderueshme dhe pezullime deri në 8 javë për drejtuesit e tyre.
Gjoba të majme, gjithmonë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, kanë marrë Tirana dhe Bylisi, me nga 200 mijë lekë, kurse Laçi me 50 mijë lekë.
Grent Halili, djali i presidentit të Tiranës Refik Halili, drejtues i këtij klubi, është pezulluar me 8 javë për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Nuk është hera e parë që ai dënohet.

E njëjta masë është marrë edhe ndaj presidentit të Vllaznisë në futboll femrash, Lazër Matija. Edhe ai është dënuar për të njëjtën arsye dhe sigurisht që rastet e Halilit dhe Matijës janë shmebujt më të këqij.
Vendimet kryesorë te Disiplinës dhe Etikës
Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë.
Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë.
Lojtari i Bylisit, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




