Gazeta Si – Andrea Ndoj, futbollisti shqiptar që aktivizohet me Olimpiakosin, tashmë do të përfaqësojë Greqinë në nivel ndërkombëtar. Mbrojtësi ka marrë ‘ok’-in nga FIFA për të përfaqësuar Greqinë, pasi hoqi dorë nga Shqipëria.

Ndoj u bë çështje pak kohë më parë, kur ai dhe familja e tij vendosën që lojtari të përfaqësojë kombëtaren greke, pasi kishte luajtur më parë me Shpresat e Shqipërisë. Tashmë ka marrë zgjidhje zyrtare edhe çështja e dokumentacionit dhe shtypi grek e ka konsideruar Ndojin një ‘blerje’ të rëndësishme për trajnerin e kombëtares.

Nuk është hera e parë që lojtarë shqiptarë zgjedhin të luajnë për Greqinë. Mund të përmendim rastin e Sotir Ninit apo dhe të Dyrmishit. Ky i fundit, ashtu si Ndoj, ishte aktivizuar më parë me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




