Gazeta Si – Trajneri i Interit ka folur në prag të finales së Kupës së Italisë me Fiorentinën, që luhet të mërkurën. Mes të tjerash ai ka pohuar se do të qëndrojë 100% në krye të skuadrës zikaltër.
“Nuk do të mendojmë për Mançester Sitin. Me siguri nuk do të mungojë impenjimi ynë në këtë ndeshje”, – ka thënë trajneri Simone Inzagi, ‘specialisti’ i Kupës së Italisë, siç e ka quajtur kolegu Vinçenco Italiano.

“Dua të falënderoj djemtë, kam gjetur një grup shumë të mirë, në kampionat në mungon ende një hap i vogël. Pastaj kemi finalen e Championsit, e papritur për pjesën më të madhe të njerëzve. Kam luajtur disa finale, disa si favorit dhe të tjerat jo. Kemi përballë një skuadër të fortë, do të jetë ndeshje e hapur”, – shtoi më tej trajneri zikaltër.
Për të ardhmen ai u shpreh: “Marota ka thënë se do të qëndroj 100%? Jam dakord me përqindjen. Jam ndjerë gjithmonë shumë mirë, kemi fituar të gjithë bashkë dhe kemi humbur bashkë. Jemi treguar të zotët në momentet e vështira, kemi gjetur zgjidhjen dhe jo fajtorin, pastaj çdo trajner gjykohet nga rezultatet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




