Ka ndodhur

Dorëzohet në Policinë e Kavajës vrasësi i dyshuar i Arjan Gosës

Gazeta Si – Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 maj, është vetëdorëzuar në Policinë e Kavajës me vullnet të lirë dhe pas kërkesës së familjarëve.

Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë, pasi qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën për hakmarrjen.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.

Habib Rexha u identifikua nga policia rreth 3 orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim.

Ngjarja e rëndë, vjen më pak se dy muaj nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arian Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale, në një tjetër lagje të Kavajës, u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllain e autorit të shpallur në kërkim për ngjarjen e kësaj të diele.

Menjëherë pas krimit, Policia ofroi një shpërblim prej 10 mijë eurosh për kapjen e tij, por pas negociatave me familjarët Habib Rexha është vetëdorëzuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë