Ka ndodhur

Vrasja në Kavajë, arrestohet shoku i Habib Rexhës i akuzuar si përkrahës i autorit

Gazeta Si - Ervis Kurti është arrestuar, pasi  dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën, i cili ekzekutoi me plumb në kokë Arjan Gosën të dielën që shkoi në qytetin e Kavajës për hakmarrje.

Kurti, shoku i Rexhës, akuzohet për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”, ndërsa autori i krimit, u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës, ku rol kryesor në këtë proces kishte familja e tij.

Arma dhe makina që përdori Habib Rexha për t'u larguar nga vendi i ngjarjes është gjetur në zonën e plazhit në Durrës, pasi vetë Rexha ka treguar vendin se ku e ka lënë. Ervin Kurti, miku i tij e ka shoqëruar deri në Durrës.

Ndërkohë, në dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Rexha ka deklaruar se shoku i tij nuk kishte dijeni për krimin që ai kishte kryer.

Habib Rexha u vetëdorëzua në polici pas negociatave me familjarët e të riut. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, autori i ngjarjes ka mohuar të ketë bërë një planifikim për vrasjen e Arjan Gosës, duke thënë se e kishte parë rastësisht brenda lokalit në Kavajë dhe nga gjaknxehtësia pasi iu kujtua vëllai i tij.

“Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim të Kukësit”, u shpreh ai para hetuesve.

Rexha u vetëdorëzua ditën e sotme me vullnet të lirë dhe pas kërkesës së familjes. Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë