Mjedis

Task Forca për ndalimin e qeseve plastike, Kumbaro: Intensifikojmë kontrollet dhe masat ndëshkuese

Nga Gazeta Si- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka parajmëruar se do të ketë masa të ashpra ndëshkuese për bizneset që përdorin qese njëpërdorimshme.

Në mbledhjen e Task Forcës për ndalimin e hedhjes në treg, prodhimit, importimit të qeseve plastike njëpërdorimshe Kumbaro së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj paralajmëruan masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit e ligjit.

Për ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon qeset plastike njëpërdorimëshe, përveç punës sensibilizuese, duhet të intensifikohet edhe ajo kontrolluese dhe ndëshkuese. Rritja e numrit të vizitorëve të huaj, është një tjetër arsye që sipas ministres Kumbaro, kërkon një rivlerësim të këtyre masave, pasi krijon rrezik për abuzime dhe shkelje të ligjit.

LEXO EDHE:
-Ligji rezultoi kot: 70 për qind vazhdojnë t’i përdorin qeset plastike
-Gjoba të larta për përdorimin e qeseve nga 1 qershori, Kumbaro: Nga ndotja po na serviret helm në tavolina
-Qeset plastike nuk janë hequr plotësisht. Të moshuarit më të sensibilizuar, por përsëri trasta nuk është zgjidhje për ta

“Është koha sot, një vit mbrapa, të themi që me hyrjen në fuqi të ligjit, më 1 qershor të vitit të kaluar, jemi prapë në një situatë në të cilën duhet të forcojmë masat kontrolluese, koordinuese e ndëshkuese, por edhe për t’i bërë ato të njohura”, u shpreh Kumbaro.

Nga ana e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kërkoi angazhimin e institucioneve përgjegjëse për mirëpërcaktimin e planeve të punës me qëllim efiçiencën e saj dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

“Besoj që ka ardhur koha që të kemi një plan të detajuar të dytë. Ju keni operuar me një taskforcë të përbashkët, por mendoj që policia bashkiake të bëjë një plan kontrollesh me qëllim që të kemi mbulueshmëri sa më të madhe dhe pastaj në momentin që evidentohet një shkelje, ISHMT vjen dhe vendos penalitetin”, u shpreh Ibrahimaj.

Nga 1 Qershori i 2022, nëse në treg do gjendeshin qese plastike, prodhuesit do gjobiteshin me 1 mln deri në 1.5 mln lekë ndërsa konsumatori nga 30 mijë deri 100 mijë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë