Gazeta Si – Minus 10 pikë për Juventusin. Gjyqtarët e Trupës Federale të Apelit e kanë reduktuar masën ndëshkimore të 11 pikëve të kërkuara sot në mëngjes nga Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit. Tani është betejë me Milanin për një vend në Champions. Të pafajshëm 7 ish-drejtuesit e klubit torinez.
Penalizimi me 10 pikë i dhënë sot në mbrëmje nga Trupa Federale e Apelit për çështjen e plusvalencave e shton rëndësinë e sfidës mes Juventusit dhe Milanit, që luhet të dielën. Nëse skuadra e Alegrit mund Empolin, shkon në 62 pikë, duke kaluar Romën dhe Atalantën, që do të thotë vendi i 5-të dhe 2 pikë diferencë me Milanin e vendit të 4-t. Nëse e mund në ndeshje direkt, kthehet në zonën Champions.

Gjyqtarët e Trupës, me një kompozim ndryshe nga ajo e 20 janarit që dha dënimin -15 pikë, kanë vendosur të ndërhyjnë te kërkesa e Prokurorisë për 11 pikë penalizim. Janë deklaruar të pafajshëm 7 ish-drejtuesit e klubit, për të cilët kuza kërkonte 8 muaj pezullim.
Pas dhënies së dënimit, klubi torinez ka reaguar, duke e quajtur të padrejtë dhe pritet të bëjë rekurs. Reagime të ashpra ka pasur edhe nga tifozët juventinë në rrjetet sociale, kurse trajneri i Romës, Zhoze Mourinjo, ka theksuar se vendimi i fundit me 10 pikë minus për Juventusin kompromenton vlefshmërinë e kampionatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




