Futboll

Polaku Marciniak zgjidhet arbitri i Siti-Inter, gjykoi edhe finalen e Botërorit

Gazeta Si – Do të jetë Szimon Marciniak arbitri i sfidës Mançester Siti-Inter, finales së Ligës së Kampionëve 2022/23. Polaku që më 18 dhjetor gjykoi finalen e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës, do të ketë si asistentë bashkombasit Paveł Sokolnicki dhe Tomasz Listkievicz.

Marciniak dhe Mesi gjate finales se Boterorit. Gazeta Si, 22 maj 2023

Rumuni Istvan Kovaks do të jetë arbitër i 4-t. Në VAR do të jetë Tomasz Kviatovski, po nga Polonia, bashkë me Bartosz Frankovski dhe gjermanin Marko Fritz.

Finalja e Ligës së Europës mes Seviljes dhe Roma do të gjykohet nga arbitri anglez, Antoni Tejlor, kurse finalja e Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hemit nga spanjolli Karlos Del Çerro Grande.

Marciniak e ka arbitruar 5 herë më parë Interin në Europë, me bilancin 2 humbje, 2 barazime dhe 1 humbje. Në Champions ka arbitruar Inter-Liverpul 0-2 sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon Barcelona-Inter 3-3 në grup dhe Porto-Inter 0-0 në 1/8-at.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë