Futboll

Tirana nuk gabon në Laç dhe ruan kreun, Partizani bën detyrën me Vllazninë

Gazeta Si – Florent Hasani dhe Ardit Hila, dy lojtarët që munguan në derbi, ishin protagonistët e Tiranës në fitoren 1-3 në Laç, që e mban këtë skuadër në pozita kryesuese, 2 pikë para Partizanit, që sot mundi 2-1 Vllazninë.

Nuk mund të gabonte Tirana në transfertën e vështirë kurbinase. Skuadra e Shehit është rikthyer te fitorja pas humbjes me Teutën dhe barazimit në derbi. Hasani shënoi shpejt për kryeqytetasit, ndërsa në pjesën e dytë ishte radha e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila të vinte në ‘kasafortë’ 3-pikëshin.

Partizani mposhti Vllazninë në kryeqytet, me gola të Rrapajt dhe Sotës që në pjesën e parë. Bekim Bakaj vetëm sa shkurtoi diferencën e golave në 2-1 në pjesën e dytë. Të kuqtë mbeten me shpresë për titullin, kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat, kurse Vllaznia sheh Europën t’i largohet.

Egnatia sot fitoi 3-2 me Erzenin, duke ‘blinduar’ vendin e tretë. Teuta mundi 1-0 Kastriotin, kurse sfida e mbijetesës mes Bylisit dhe Kukësit u mbyll në barazim 1-1, me 2 gola të shënuar në fund dhe dy kartonë të kuq për ballshiotët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë