Gazeta Si – Mançester Siti, i saposhpallur i Anglisë për herë të tretë radhazi, mund të humbasë dy nga yjet e tij. Bëhet fjalë për dy titullarët Ilkai Gyndogan dhe Bernardo Silva.
Futbollisti portugez mund të lërë Sitin në fund të këtij sezoni dhe sipas shtypit britanik, është në majë të listës së merkatos së PSG-së. Me shumë mundësi, sheiku Mansur do të vendosë ta shesë gjatë merkatos së verës.

Pranë lamtumirës nga ‘qytetarët’ është edhe gjermani Gyndogan. Klubi kampion në fakt do t’i bëjë një ofertë rinovimi atij. Propozimi do të jetë edhe për një vit kontratë, me opsionin e zgjatjes edhe për një vit tjetër. Sipas ‘Times’, mesfushori po kërkohet me ngulm nga Barcelona, që i ofron dy vjet kontratë me opsionin e zgjatjes edhe për një vit tjetër.
Do të ishin dy largime shumë të rëndësishme për Guardiolën, por Mançester Siti ka një organikë shumë të pasur, si dhe fuqi ekonomike për të blerë cdo lojtar që trajneri spanjoll ka nevojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




