Politike

Zv.ministri i Jashtëm grek takon Fredi Belerin në paraburgim

Theoharis Lalakos, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Greqisë, ka vizituar mesditën e kësaj të enjteje Fredi Belerin, i cili ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet për shti-blerje të votave pak ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Që në krye të herës ai e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e Belerit, nën akuzën për blerje votash.

Kjo është vizita e dytë brenda pak ditësh në qeli për Fredi Belerin. Më herët ka qenë ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theocharis Lalakos.

Fredi Beleri qëndron prej 6 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash. Ai fitoi bashkinë e Himarës me diferencë të ngushte votash.

Ndërkohë, të enjten ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lënë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, me argumentin se  nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë