Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të rreptë dhe të qartë qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës – me rastin e arresdtimit për shitblerje votash të kandidatit për zgjedhjet lokale në Himarë, Fredi Beleri – gjatë intervistës ndërkanale përpara zgjedhjeve në Greqi, duke nënvizuar se “nuk do të pranojë një sjellje të tillë në kurriz të grekëve, pakicë etnike”. Ai vuri në dukje se do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe në rrjedhën e vendit fqinj për anëtarësimin e saj në BE.
“Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur me Fredi Belerin. Kur shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova se Greqia do të mbetet gjithmonë ndihmëse e pakicës etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar”, tha fillimisht Mitsotakis.
“Shqipëria duhet ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në rrugën e saj drejt BE-së. Unë nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesim”, shtoi kryeministri grek. /protothema
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.