Gazeta Si – Dopieta e Romelu Lukakut, autogoli i Tresoldit dhe goli i Martinezit i kanë fitoren Interit. Reagimi i Sasuolos me Henriken dhe Fratezin vetëm sa ka frikësuar pak ‘San Siron’.
Interi mundi 4-2 Sasuolon në javën e 35-të të Serisë A, duke marrë fitoren e 5-të radhazi në kmpionat, që e bashkon me Juventusin e vendit të dytë, në kuotën e 66 pikëve. Ishte një ndeshje me dy fytyra për zikaltrit.
Lukaku zhbllokoi shifrat me një të majtë të fuqishme, më pas Interi shkoi në 3-0, por në 30 minutat e fundit Sasuolo rihapi ndeshjen në 3-2. Belgu largoi frikën me golin e 4-t në minutën e fundit.

Kristjan Asllani tek Interi dhe Nedim Bajrami te Sasuolo ishin në fushë për më shumë se gjysmë ore lojë. Asnjëri prej dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare nuk mundi të linte shenjë në këtë ndeshje, ku ai që festoi ishte mesfushori i Interit.
Te Milani kriza vazhdon edhe në kampionat. Skuadra e Piolit u mund 2-0 në fushën e Specias dhe kualifikimi në Champions sezonin e ardhshëm komplikohet edhe më shumë. Pas humbjes, tifozët kuqezi kanë kërkuar të flasin me lojtarët nga afër.
“Na kanë stimuluar për të dhënë të gjithë maksimumin”, – tha trajneri Stefano Pioli, pasi bashkë me lojtarët u dha ‘llogari’ ultrasve kuqezi. Për disa minuta pati një bisedë mes palëve, ku një nga kapot e ultrasve u kërkoi Kalabrias me shokë reagim në derbin e së martës ndaj Interit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




