Bota

E kërcënuan me video intime? Tërhiqet kandidati për president në Turqi

Muharrem Inçe është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale të 14 majit.

“Unë po tërhiqem nga kjo garë. Unë po e bëj këtë për vendin tim”, tha ai në një konferencë shtypi në Ankara, duke shtuar se ishte përballur me një “fushatë shpifjesh”.

Megjithatë, emri i Inçe do të mbetet në fletëvotim.

Mediat e lidhin këtë akt me qarkullimin e një video intime, si një kërcënim të hapur ndaj tij për t’u tërhequr.

“Ajo që kam parë në 45 ditët e fundit, nuk e kam parë në 45 vitet e fundit”, tha Inje, duke iu referuar një videoje rozë të modifikuar nga Izraeli.

“Për 45 ditë ka pasur një atentat të karakterit. Ata marrin një imazh nga një faqe interneti pornografike dhe e postojnë atë”, tha ai.

Tërheqjen nga gara, Inçe e lidhi edhe me argumentin që të mos e akuzojnë atë se po bën punën e Erdoganit duke mbledhur shumë vota që përçajnë opozitën.

Por partia e tij e qendrës, Atdheu, do të mbetet në garën parlamentare.

 “I bëj thirrje secilës familje t’i japë Partisë Atdheu të paktën një votë,” tha ai.

Invce nuk mbështeti asnjë nga kandidatët e mbetur. Tashmë në garë mbeten tre kandidatë për president. Përveç presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan, kandidojnë edhe Kemal Kiliçdaroglu dhe Sinan Ogan.

Fitues i zgjedhjeve shpallet kandidati që merr shumicën e votave të vlefshme, pra mbi 50%. Në rast kur asnjëri nga kandidatët nuk arrin këtë numër, organizohet balotazh mes dy kandidatëve më të votuar, të dielën e dytë pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi mbahen këtë të diel, më 14 maj. Paraprakisht votoi diaspora turke, në një proces që u përmbyll më 9 maj.

Rreth 50% e mërgimtarëve me të drejtë vote, ose gjithsej rreth 1,79 milionë votues, shfrytëzuan të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike turke në diasporë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë