Keshilla

Adoleshentët duhet të bëjnë trajnime para se të hyjnë në botën e mediave sociale

Shoqata e Psikologëve Amerikanë po bën thirrje që adoleshentët t’i nënshtrohen trajnimeve para se të hyjnë në botën e rrjeteve sociale që nganjëherë është argëtuese, por ndonjëherë është e mbushur me bullizëm, ngacmime dhe dhunë.

“Ashtu si kërkohet që të rinjtë të bëjnë kurse për të marrë patentën, duhet të kërkohet edhe që të marrin udhëzime për përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale”, thotë Tema Bryant, presidente e Shoqatës së Psikologëve Amerikanë.

Bryant mblodhi një panel ekspertësh për të rishikuar literaturën shkencore mbi përdorimin e mediave sociale dhe të formulojë rekomandime për përdorim të shëndetshëm të teknologjisë nga adoleshentët.

Rekomandimet theksojnë se adoleshentët duhet të marrin udhëzime në shkrimin dhe leximin e mediave sociale dhe zhvillimin psikologjik përpara se të bashkohen me mediat sociale, si dhe trajnime për të forcuar njohuritë e tyre ndërsa fillojnë ti përdorin, të gjitha për të minimizuar dëmin e mundshëm.

Ata gjithashtu këshillojnë që përdorimi i mediave sociale duhet të përshtatet në fazën e zhvillimit të fëmijës dhe të monitorohet nga të rriturit në rastin e fëmijëve më të vegjël.

Imponimi i kufizimeve është gjithashtu i rëndësishëm kur bëhet fjalë për përmbajtje që promovojnë vetë-dëmtimin, sjelljen e çrregullimit të të ngrënit, diskriminimin, urrejtjen, sulmet në internet, ose që janë kryesisht të përqendruar tek pamja.

Rekomandimet inkurajojnë gjithashtu kufizime kur adoleshentët përdorin media sociale më shumë se ç’duhet, duke ndikuar në gjumin dhe aktivitetin fizik.

Përdorimi optimal i mediave sociale nuk është i njëjtë për çdo fëmijë, prandaj paneli thotë se rekomandimet duhet të kombinohen me njohuritë e pikave të forta, të dobëta dhe kontekstit individual.

“Përdorimi i mediave sociale në përputhje me moshën duhet të bazohet në nivelin e pjekurisë së çdo adoleshenti”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë