Bota

Video / Frikë në Milano, një furgon me bombola oksigjeni shpërthen në qendër të qytetit

Gazeta Si – Në Milano, zona në Porta Romana, pranë via Pier Lombardo dhe via Vasari, janë përfshirë nga flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi nga shpërthimi i një kamioni që transportonte bombola oksigjeni.

Shoferi ka mbetur i plagosur në dorë, teksa po përpiqej të shuante flakët. Zjarri përfshiu të paktën pesë makina të parkuara në rrugë, një farmaci ngjitur dhe një ndërtesë aty pranë, e cila u evakuua.

Po ashtu, janë edhe dy apartamente të prekura, në katin e parë dhe të dytë. Si masë paraprake u evakuuan edhe Instituti Auxologjik Pier Lombardo dhe çerdhja Vasari.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, policia lokale dhe një ambulancë. Një kolonë e gjatë tymi të zi është e dukshme midis ndërtesave. Karabinierët rrethuan zonën.

Sipas zjarrfikësve, zjarri do të kishte nisur nga pjesa e motorit të furgonit. Shoferi u përpoq më kot për ta fikur.

Automjeti mbante njëzet bombola oksigjeni 32 litra, një gaz shumë i ndezshëm, i cili përshpejtoi flakët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë