Gazeta Si – Një urë për këmbësore në Espoo të Finlandës u shemb duke plagosur rreth 27 persona, mes të cilëve 24 fëmijë. Të vegjlit ishin pjesë e një grupi shkolle në një ekskursion raportojnë mediat finlandeze.



Pesëmbëdhjetë nga të plagosurit u transportuan në spitale të ndryshme në rajonin e Helsinkit.
Sipas mediave lokale, fëmijët po ndjekin shkollën fillore në Kalasatama (Helsinki) dhe kanë rënë nga një lartësi prej të paktën pesë metrash.
Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e policisë ndodhen në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe kuptuar arsyen e shembjes së urës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit dhe zjarrfikësja reagoi menjëherë, duke dërguar disa njësi në vendngjarje. Aktualisht policia po heton aksidentin dhe po kryen hetimet teknike në vendngjarje.
Shumë figura të njohura, përfshirë presidentin Sauli Niinistö, shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre në rrjetet sociale. Aksidenti ka shkaktuar një bujë masive në rrjetet sociale dhe shumë prej tyre kërkojnë që të zbatohen masa më të mira sigurie në zonat publike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



