Gazeta Si – Liga e Kampionëve ia lë radhës sot Ligës së Europës, që luan dy gjysmëfinalet e para. Në fushë zbresin dy skuadrat italiane, Juventusi dhe Roma, që presin respektivisht Seviljen dhe Bajer Leverkusen.
Si skuadra e Alegrit, ashtu edhe ajo e Mourinjos, kuotohen si favorite për të shkuar në finale, megjithatë kundërshtarët e tyre janë emra që kanë eksperiencë në Europë, sidomos Sevilja, që një skuadër eksperte e Ligës së Europës. Spanjollët nuk janë në nivelin e së kaluarës, por gjithsesi mbeten një ‘kockë e fortë’.

Trajneri Alegri ka kërkuar kujdes maksimal në këtë ndeshje, ku ka edhe disa mungesa. Mourinjo në anën tjetër synon finalen e dytë radhazi në krye të Romës, pas asaj të Tiranës majin e kaluar në Ligën e Konferencës. Edhe portugezi ka mungesa dhe dyshime për gjendjen e Smolling dhe El Sharauit.
Bajer Leverkusen i Ksabi Alonsos po bën një sezon të mirë dhe mund të bëjë surprizën.
Luhen sot edhe dy gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës, ku Fiorentina pret Bazelin dhe AZ Alkmar Uest Hemin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




