Gazeta Si – Për herë të parë në histori, Egnatia e Rrogozhinës do të luajë në një finale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova fitoi sot 1-0 ndaj Vllaznisë dhe arriti këtë rezultat historik, ndërkohë që ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar në barazim, 1-1.
Kualifikimi u vendos nga një gol i Laurentino në minutën e fundit të ndeshjes, që solli festën e madhe te rrogozhinasit. Dëshpërim dhe zhgënjim te Vllaznia, që me eliminimin nga Kupa e Shqipërisë kompromenton gjithë sezonin, duke rrezikuar të mbetet jashtë Kupave të Europës.

Ndeshja nisi me dy episode të diskutueshme, ku arbitri Enea Jorgji, pas konsulmit me VAR-in, në fillim anuloi një karton të kuq ndaj Çobës dhe më pas një gol të këtij të fundit, për një pozicion jashtë loje te Latifit.
Redi Kasa pati një mundësi të artë të shënonte, por u ndal nga portieri i shkodranëve. Në anën tjetër, ‘hero’ u bë edhe portieri Qarri, shkodrani i Egnatias. Në fund fati u buzëqeshi rrogozhinasve, të cilët gjetën golin e kualifikimit ne finale. Një sukses plotësisht i merituar për ta, ndërsa trajnerit të Vllaznisë, Goce Sedloskit, Egnatia do t’i dalë në ëndërr edhe për pak kohë.
Ndeshaj u luajt pa tifozë, pasi fusha e Egnatias është e dënuar. Gjithsesi, tifozët rrogozhinas nuk e humbën spektaklin, pasi kishin pushtuar tarracat e pallateve afër stadiumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




