Futboll

Serxho Buskets largohet nga Barcelona, një nga më të mirët në rolin e tij

Gazeta Si – Në fund të sezonit do të largohet edhe ai, nga të fundit e kohës së artë të Barcelonës. Serxho Buskets ka vendosur të lërë katalanasit pas 15 vitesh me ekipin e parë dhe 18 në total, duke llogaritur edhe kohën e të rinjve.

Mesfushori 34-vjeçar, sipas ‘Mundo Deportivo’, ia ka bërë të qartë presidentit Johan Laporta vendimin e tij. Lojtari do të shpërndajë edhe një komunikatë në rrjetet sociale në lidhje me lamtumirën nga Barcelona.

Serxho Buskets. gazeta Si, 10 maj 2023

Largimi i Buskets vjen pas atyre te disa prej lojtarëve që kanë shkruar historinë me Barcelonën, si Andres Injiesta, Ksavi Hernandez dhe Lionel Mesi. Mesfushori, i vlerësuar si një nga më të mirët në rolin e tij, ka fituar gjithçka me fanellën e klubit katalanas dhe atë të Spanjës.

Për të ardhmen ende nuk është e qartë se çfarë do të bëjë Buskets, do të firmosë për një klub tjetër, apo do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë