Gazeta Si – Mbrojtësi Jocelin Behiratçe i Tiranës ka humbur jo vetëm derbin me Partizanin, por gjithë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, pasi është pezulluar për 5 javë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Lojtari në fjalë u ndëshkua me karton të kuq në Durrës, pasi u panë pamjet në VAR.
Behiratçe shtyu një lojtar kundërshtar në fundin e sfidës me Teutën dhe Disiplina nuk e ka toleruar aspak. Mes dënimeve të tjera për ndeshjet e fundit bien në sy gjobat për Skënderbeun dhe Erzenin, për shkak të problematikës së njohur me tifozët.
Vendimet kryesore të Disiplinës dhe Etikës
Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Lojtari i Tiranës, Jocelin Behiratçe, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Lojtari i Turbinës, Markovanbasten Çema, për provokim të publikut, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Lushnjës, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.