Gazeta Si – Në Gaza, të paktën 13 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gzës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit nën kontrollin e lëvizjes islamike palestineze Hamas.
Ushtria izraelite nga ana e saj njoftoi se kishte kryer operacione në shënjestër kundër tre komandantëve të Brigadave al-Quds, krahut të armatosur të lëvizjes islamike palestineze që Izraeli e konsideron “terroriste”.
Xhihadi Islamik konfirmoi në një deklaratë vdekjen e tre zyrtarëve të identifikuar si Jihad Ghannam, sekretar i Këshillit Ushtarak të Brigadave Al-Quds, Khalil Al-Bahtini, anëtar i të njëjtit këshill dhe komandant i Brigadave për Rripin e Gazës Veriore dhe Tareq Ezzedine, “një nga udhëheqësit e aksionit ushtarak” të lëvizjes në Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilin ai e koordinoi nga Rripi.
Ndërkohë, një gjendje gatishmërie është shpallur nga Izraeli në zonën përreth Rripit të Gazës, nga frika e lëshimeve të raketave nga Xhihadi Islamik.
Rrugët izraelite afër Rripit janë mbyllur dhe trafiku në linjën hekurudhore është ndërprerë në pjesën midis Ashkelon dhe Sderot.
Banorët e zonës janë urdhëruar të qëndrojnë pranë strehimoreve dhe vendqëndrimeve të sigurta. Radioja ushtarake raportoi se qindra rezervistë ishin thirrur nga Izraeli në rast emergjence.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



