Keshilla

Prindërit nuk duhet të kenë frikë nga shtimi në peshë i adoleshentëve të tyre

Adoleshenca vjen me shumë ndryshime që shumë herë trembin prindërit. Rritja fizike e adoleshentëve i frikëson prindërit sepse lidhet me shëndetin dhe vetëvlerësimin.

Fëmijët janë shqetësuar gjithmonë për trupin e tyre që ndryshon. Me kaq shumë ndryshime në një periudhë kaq të shkurtër, ata vazhdimisht e krahasojnë veten me të tjerët për të kuptuar nëse zhvillimi i tyre është normal.

Ekspertët thonë se shqetësimi është rritur gjatë dy dekadave të fundit.

“Kam parë prindër që shqetësohen gjithnjë e më shumë për mënyrën se si trupi i fëmijëve të tyre ndryshon gjatë adoleshencës. Kur mbaj fjalime për prindërimin, shpesh dëgjoj të rriturit të shprehin shqetësimin dhe frikën se fëmijët e tyre shtojnë peshë “shumë” gjatë adoleshencës. Prindërit me të cilët punoj shqetësohen se edhe fëmijët që janë fizikisht aktivë, të angazhuar, të zgjuar dhe të lumtur mund të kenë nevojë të humbin peshë sepse janë më të shëndetshëm se shumica e bashkëmoshatarëve të tyre”, thotë Michelle Icard, autore e disa librave mbi rritjen e adoleshentëve.

Pse prindërit janë kaq të fokusuar tek pesha? Pjesërisht, për shkak se i është dhënë shumë rëndësi imazhit të trupit.

Mesazhet e vazhdueshme për të qenit i dobët dhe në formë rrezikojnë t’i ekspozojnë fëmijët ndaj idealeve të shëndetit dhe mirëqenies.

Kjo kompletohet me udhëzimet për trajtimin e fëmijëve mbipeshë dhe shumë prindër shqetësohen edhe më shumë se mos të thuash ose të mos bësh asgjë për peshën e fëmijës është e dëmshme.

Por, nuk duhet të jetë kështu. Prindërit i mbajnë fëmijët e tyre më të shëndetshëm kur nuk thonë asgjë për ndryshimet që bën trupi në adoleshencë.

Fëmijët duhet të shtojnë peshë

Përveç vitit të parë të jetës, ne përjetojmë rritjen më të madhe gjatë adoleshencës. Mes moshës 13 dhe 18 vjeç, shumica e adoleshentëve dyfishojnë peshën e tyre. Megjithatë, shtimi në peshë mbetet një temë e ndjeshme, ndonjëherë e frikshme për prindërit që kanë frikë nga shtimi i tepërt i peshës, shumë shpejt.

“Është krejtësisht normale që fëmijët të shtojnë peshë gjatë pubertetit”, thotë Trish Hutchison, pediatër.

“Ndërsa rriten, fëmijët gjithashtu do të shtojnë peshë. Që nga mosha dy ose tre vjeç, fëmijët fitojnë rreth pesë kilogramë në vit. Por kur arrin pubertetin, zakonisht kjo shifër dyfishohet”.

A janë mesazhet e drejtuara nga mjekët për humbjen e peshës të dëmshme për adoleshentët?

Elizabeth Davenport, dietologe, është e shqetësuar se fëmijët mund të keqkuptojnë diskutimet e pediatrit të tyre rreth peshës, mund të marrin informacione të pasakta dhe të kenë probleme me ushqyerjen.

“Një fëmijë sigurisht që mund ta interpretojë një mesazh se nuk ka nevojë për të ngrënë aq shumë ose ka diçka që nuk shkon me trupin e tij dhe kjo të çon në një rrugë shumë të rrezikshme”, thotë ajo.

Shumë fëmijë kanë provuar të mbajnë dietë dhe shumë prindër i kanë vënë fëmijët e tyre në dietë.

“Disa statistika aktuale tregojnë se 51% e vajzave 10-vjeçare kanë provuar një dietë dhe 37% e prindërve pranojnë se e kanë vendosur fëmijën e tyre në dietë”, thotë Hutchison.

“Ndikimi psikologjik mund të jetë më i dëmshëm se sa rreziqet e shëndetit fizik.”

Nuk është se pesha nuk është e rëndësishme.

“Nuk kemi pse diskutojmë rreth peshës së fëmijës në sy të fëmijës. Sigurisht që pesha është e rëndësishme por jo të kthehet në shqetësimin kryesor’, thotë Hutchison.

Me fjalë të tjera, pesha është një e dhënë. Mund ose nuk mund të tregojë se ka një problem me fëmijën. Shqetësimi më i madh, sipas Davenport, është kur një fëmijë nuk po shton peshë. Ky është një “flamur i kuq” që po ndodh diçka e pashëndetshme.

“Obeziteti nuk është më një sëmundje e shkaktuar nga pesha”, thotë Hutchison. “Është shumë më komplekse dhe faktorë të tjerë si gjenetika, fiziologjia, gjendja socio-ekonomike dhe kontribuesit mjedisorë luajnë një rol”.

Është e rëndësishme që prindërit dhe kujdestarët të dinë se “prania e obezitetit ose mbipeshës NUK është një tregues i prindërimit të dobët”, thotë ajo. “Dhe nuk është faji i fëmijës apo adoleshentit.”

Çfarë mund të bëjnë prindërit për të mbrojtur fëmijët?

Prindërit duhet të punojnë në paragjykimet e tyre të peshës, por ata gjithashtu duhet të mbrojnë fëmijët e tyre nga mjekët që nuk dinë të komunikojnë me pacientët e tyre për peshën.

“Duke punuar në fushën e trajtimit të çrregullimeve të të ngrënit për më shumë se 20 vjet, fatkeqësisht nuk mund t’ju them numrin e klientëve që kanë ardhur dhe një pjesë e shkakut për çrregullimin e tyre të të ngrënit ishin mjekët që e shikonin peshën e tyre si një shqetësim shumë të madh”, thotë Davenport duke thënë se mjekët dhe të gjithë ekspertët duhet të kenë shumë kujdes ndërsa flasin për peshën.

“Ne duhet t’i qasemi secilit fëmijë me respekt dhe pa gjykim sepse nuk duhet që fëmijët të mendojnë ndonjëherë se diçka nuk shkon me trupin e tyre”.

Ekspertët thonë se pediatrit duhet të kërkojnë leje për të folur për peshën para fëmijëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë