Gazeta Si – Presidenti i FIFA-s ka reaguar në profilin e tij në Instagram për sulmet raciste ndaj sulmuesit Dushan Vlahoviç në stadiumin e Atalantës. Ai kërkon që tifozët të mbajnë qëndrim për të heshtur racistët.
Edhe Xhani Infantino, president i FIFA-s, ka zbritur në fushë, në mbrojtje të Vlahoviç, viktimë e koreve raciste nga një pjesë e tifozët të Atalantës në Bergamo, në fund të ndeshjes. Ata e quajtën cigan sulmuesin serb. Numri 1 i institucionit që drejton futbollin botëror ka bërë një postim për këtë ngjarje.

“Në futboll nuk ka vend për racizëm dhe asnjë lloj forme diskriminimi, – shkruan Infantino. – Është i papranueshëm sulmi i tifozëve ndaj Dushan Vlahoviç, sulmuesit të Juventusit, gjatë ndeshjes me Atalantën.
Nuk është një episod i izoluar dhe kërkoj nga autoritetet kompetente të aplikojnë sanksione të ashpra për të parandaluar ngjarje të tilla. FIFA dhe unë jemi në krah të Vlahoviç dhe të çdo lojtari, trajneri, zyrtari ndeshjeje e tifozi, ndaj të cilit ka sulme raciste.
Viktimat e këtyre abuzimeve duhen mbështetur, ndërsa përgjegjësit duhet të ndëshkohen rëndë nga autoritetet në çdo nivel. Po ritheksoj apelin që kam bërë shpesh në të kaluarën: tifozët duhet të mbajnë qëndrim për të heshtur racistët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




