Gazeta Si – Myrto Uzuni është rikthyer te goli në kampionat me Granadën. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 22-të të ndeshjes në transfertë me Aleveshin rival, që përfundoi në barazim, 1-1.
Alaves 0-1 Granada, GOAL: Myrto Uzuni
— eusebia gling (@MJSGoaL1) May 5, 2023
👉 Follow @FootColic for all goals ! pic.twitter.com/E5sEjiTBSP
Beratasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe ky është goli numër 22 për të në kampionat. Portieri kundërshtar kuptoi krahun, por pa mundur ta ndalte topin. Granada mbeti me 10 lojtarë pas minutës së 60-të, Alaveshi barazoi dhe në fund kishte shansin të fitonte, por shpërdoroi një penallti.
Granada mban vendin e dytë në Ligën 2, me 66 pikë, 1 pikë pas Eibarit kryesues që ka edhe një ndeshje më pak. Uzuni është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij, që duket se ka krijuar varësi nga sulmuesi kuqezi. Golin e fundit Uzuni e kishte shënuar më 15 prill, në fitoren 2-1 ndaj Las Palmasit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




