Futboll

Trajnerët italianë kundër Mourinjos: Deklarata të rënda dhe të papranueshme!

Gazeta Si – Presidenti i shoqatës së trajnerëve në Itali, Renco Ulivieri, ka sulmuar hapur Zhoze Mourinjon: “Të pranosh se ke mbajtur një mikrofon në stol është një veprim që edhe vetëm si hipotezë minon thelbin e gjithë sistemit”, – ka thënë ai, duke iu referuar deklaratave të trajnerit portugez për arbitrat.

“Trajnerët italianë janë në krahun e arbitrave, pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’. Edhe pa Mourinjon… Nuk ka vend për të bërë shaka”, – ka shtuar më tej Ulivieri, duke mbajtur qëndrim për atë që ndodhi pas ndeshjes Monca-Roma, kur Mourinjo sulmoi ashpër arbitrin Kifi.

Renco Ulivieri, kreu i shoqates se trajnereve ne Itali. Gazeta Si, 5 maj 2023

“Deklaratat e Mourinjos janë të rënda, të papranueshme. Të mbash mikrofon në stol për të regjistruar bisedat me arbitrat dhe ta justifikosh me atë që ai e quan mbrojtje, është një veprim që minon gjithë sistemin, një lloj ‘të gjithë kundër të gjithëve’.

Nuk bëhet fjalë për një qëndrim personal kundër. Një muaj më parë AIAC e duartrokiti Mourinjon për gjestin ndaj tifozëve të tij, në mbështetje të Stankoviç, i cili po sulmohej. Ky është imazhi që duam të kultivojë një trajner. Një cilësi që duhet rritur me përgjegjësi”, – tha më tej Ulivieri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë