Gazeta Si – Në Japoni, një tërmet me magnitudë 6.3 është regjistruar në prefekturën Ishikawas. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë, e cila përjashtoi rrezikun e një cunami.
Tërmeti çoi në pezullimin e shërbimit përgjatë disa linjave hekurudhore, duke përfshirë linjën e shpejtësisë së lartë midis Nagano dhe Kanazaëa. Pas goditjes fillestare, me epiqendër rreth 10 kilometra të thellë, u regjistrua një i dytë me magnitudë 4 ballë.
【石川県能登地方で震度6強(14:42ごろ)】
— NHKニュース (@nhk_news) May 5, 2023
5日午後2時42分ごろ地震がありました。
▽震度6強が、石川県能登地方。
▽震度4が、新潟県上越地方、新潟県中越地方、佐渡地方、富山県西部、石川県加賀地方。
今後の情報に注意してください。https://t.co/o5dRHwd607#nhk_video pic.twitter.com/iDr45bQrKw
Tërmeti ndodhi në orën 14:42 (6:42 të mëngjesit) në një thellësi prej 10 km dhe autoritetet konfirmuan se nuk ka kërcënime për cunami.
Agjencia Meteorologjike paralajmëroi për ndryshime të nivelit të detit më pak se 20 cm.
Raportet për ndërtesa të dëmtuara po hetohen, njoftoi agjencia e lajmeve NHK. Tërmeti ndodhi në skajin verior të gadishullit Noto të prefekturës Ishikaëa, 300 km në veriperëndim të Tokios.
Sekretari kryesor i kabinetit Hirokazu Matsuno paralajmëroi në një konferencë shtypi se zona mund të goditet nga tërmete të mëtejshme me fuqi të ngjashme.
“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë shkallën e dëmit dhe, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale, do të bëjmë çmos për të zbatuar masat e emergjencës”, tha Matsuno.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



